Flash News

KRYESORE

Vrasje e dyfishtë me armë zjarri në Patos, identifikohen dy viktimat 22 dhe 26 vjeç

Vrasje e dyfishtë me armë zjarri në Patos, identifikohen dy

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në ambientet e poliklinikës në Patos mesditën e sotme.

Sipas të dhënave nga policia, kanë humbur jetën Elis Kapaj 22 vjeç dhe disa minuta më vonë edhe Manol Rrapaj 26 vjeç, të dy banues në Patos.

Policia sqaroi se mes viktimave dhe autorit Martin Skëndaj ka patur një konflikt mes tyre, ndërsa pak minuta pas krimit, ky i fundit është vënë në prangat e policisë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi të dyfishtë.

Të fundit