Flash News

KRYESORE

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, identifikohet viktima

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, identifikohet viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës.

Një person është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, viktimë ka mbetur personi i identifikuar me emrin Fatbardh Lici 53 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë, pranë ish Pocerisë në lagjen “Kiras”, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dyshimet e para të ekzekutimit të tij lidhen me faktin se Lici ka qenë i përfshirë më herët në vrasjen e një personi, konkretisht të Astrit Kurmemajt.

Njoftimi i policisë: 

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Të fundit