Flash News

KRYESORE

Vrasje me armë zjarri në Tropojë, detajet e para të ngjarjes

Vrasje me armë zjarri në Tropojë, detajet e para të ngjarjes

Vrasje më armë zjarri në Tropojë.

Guxim Gjyriqi 47 vjeç ka mbetur i pajetë mbrëmjen e djeshme, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pranë karburantit të viktimës që ndodhet në lagjen 'Partizani'.

Informacion paraprak:

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32,  në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç,  banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Të fundit