Flash News

KRYESORE

Vrasje në Mirditë, ekzekutohet me armë zjarri një 34-vjeçar

Vrasje në Mirditë, ekzekutohet me armë zjarri një

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mirditën pak minuta më parë. Një 34-vjeçar, identiteti i të cilit është Eri Zefi është ekzekutuar me armë zjarri.

Policia raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zall Xhuxhë, në Fan-Mirditë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Policia po ashtu ka mbërritur në vendngjarje ku ka blinduar zonën.

Mirditë /Informacion paraprak

Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

Të fundit