Flash News

KRYESORE

Vrasje në Shkodër, qëllon  me thikë shokun 23-vjeçar, arrestohet autori i dehur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona të natës në Shkodër.

Një i ri është qëlluar për vdekje me thikë nga një shoku i tij, ndërsa të dy ishin në gjendje të dehur.

Sipas të dhënave të para nga policia, Kolë Fermasi është qëlluar për vdekje nga shoku i tij Kristian Shkambi. Mësohet se fillimisht ishin grindur me njëri-tjetrin dhe në debat e sipër 30-vjeçari e ka goditur me thikë disa herë të riun, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka mundur të arrestojë në kohë rekord autorin dhe të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit