Flash News

KRYESORE

Vrasjet në kufi, 27 vjet më parë. Si u vranë katër të rinj nga Korça e Erseka?

Vrasjet në kufi, 27 vjet më parë. Si u vranë katër

Në agoninë e tij regjimi komunist i Tiranës, pas ngjarjeve të ambasadave, vrau më 23 gusht katër të rinj nga Korça e Erseka,  të tcilët tentuan kalimin e kufirit drejt Greqisë. Këtë fakt e bën publik Kastriot Dervishi, ish-kreu i Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Këto vrasje dhe shumë të tjera që ndodhën deri në përmbysjen e plotë të regjimit, i shtohen masakrës më të madhe të ndodhur në vendin tonë, gjatë regjimit dictatorial. Ja postimi i Dervishit:

“Vrasja e të rinjve korçarë dhe kolonjarë në kufi më 23 gusht 1990. Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, të rinjtë nga Korça largohen nga hoteli (në Ersekë) ku qëndronin dhe bashkë me shokët e tjerë nga Erseka i drejtohen kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës. Grupi i të rinjve qëllohet nga njësiti i postës kufitare. Si përfundim,

U vranë:

Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç

Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç

Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç

Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça. Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve. Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste. Për këtë arsye u ndaluan 12 persona, të cilët janë dënuar.

Të fundit