Flash News

KRYESORE

Vrasjet me pagesë të Admir Tafilit, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm

Jepet pretenca e akuzës në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të të ashtuquajturës “banda e vrasjeve me pagesë” që porositeshin nga burgu. Në seancën e sotme prokuroria ka kërkuar burg përjtetë për të dënuarin Admir Tafili. Burgim i perjetshem është kerkuar sot edhe për Kriti Punën, per shkak të bashkëpunimit gati 10-vjecar në këtë bandë. Ndërsa për të pandehurit e tjerë të bandës u kërkua:

Dritan Peksani  me 25 vjet burg,

Alfred Qefalia, 27 vjet burg.

Elson Merdani 35 vjet burg

Klajdi Shermadhi 21 vjet

Aleksander Gara 5 vjet

Fatos Koka 3 vjet

Alabano Beqiri 3 vjet

Admir Tafili, Alfred Qefaliaj dhe Elson Merdari akuzohen se janë pjesatërë të një bande kriminale që porosiste dhe organizonte vrasje kundrejt pagesave. Tafili, i cili u arratis nga burgu i Drenovës një vit më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit në Shkodër, gjatë një operacioni policor në vitin 2000.

Vrasjet per te cilat akuzohen:

Më datë 25.06.2014 është kryer vrasja e shtetasit Brahim Mani në Shkodër nga shtetasi Kristi Pine.

Gjatë nëntorit të vitit 2014 shtetasi Kristi Pine ka marrë porosi nga shtetasi Admir Tafilaj për të vrarë shtetasin Leonard Murataj, kundrejt një shume prej 50.000 euro. Shtetasi Leonard Murataj është ekzekutuar më pas nga persona të tjerë në qytetin e Durrësit.

Më datë 04.09.2014 me porosi të shtetasit: Adrian (Isuf) Uzuni, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Edmond Çakmashi.

Më datë 04.12.2014 nga shtetasi Fatos Koka i është dhënë porosi shtetasit Kristi Pine për të vrarë shtetasin M. L. për shkak të një konflikti pronësie të ndodhur në vitin 2010 në qytetin e Tiranës midis shtetasit M. L. dhe fisit Koka.

Të fundit