Flash News

KRYESORE

Vrau 16-vjeçarin në Fier, dorëzohet në polici autori

Vrau 16-vjeçarin në Fier, dorëzohet në polici autori

Pasi qëlloi për vdekje me thikë 16-vjeçarin D.Vrenozi, autori i ngjarjes është vetëdorëzuar në polici autori Florjan Gega.

I riu do të merret në pyetje për të zbardhur edhe shkaqet e sherrit që përfundoi në mënyrë tragjike.

Njoftimi i policisë Fier:

Pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim nga policia, dorëzohet në polici autori i dyshuar i plagosjes me thikë në “Zog të Zi”.

Në datën 18.10.2018 rreth orës 16:30 pas një zënke për motive të dobëta mes 2 të rinjve, shtetasi F.G, 17 vjeç, ka qëlluar me thikë shtetasin D.V, 16 vjeç.

Si pasojë e plagëve të mara shtetasi D.V ka ndërruar jetë.

Pas ngritjes së grupit hetimor, policia identifikoi autorin e dyshuar dhe e shpalli në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit kanë bërë arrestimin në flagrancë per vepren penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Neni 76 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve po kryejnë procedurat për ndalimin e shtetasit F.G.

Të fundit