Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vrau 3 persona në Lezhë, arrestohet në Itali shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm
Policia e Italisë në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë kanë bërë të mundur arrestimin shtetasit Bardh Lula, 49 vjeç, lindur në Lezhë.
Ky shtetas ndodhej në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Në vitin 1993, ai ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit N.L. , P.L. dhe M.L.
Lula fshihej në Itali me identitet boshnjak, por autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin e tij.
Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e tij nga Italia për në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin e përjetshëm.