Flash News

KRYESORE

Vrau 33-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Vrau 33-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit Idajet Dulla. Pas hekurave ka përfunduar shtetasi Arbër Kote, 26 vjeç, banues në Durrës.

26-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë Idajet Dullan, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Viktima Idajet Dulla ishte shofer i një fugoni dhe është konfliktuar me Arbër Kotaj për zënien e rrugës nga automjeti i tij. Idajet Dulla ishte i martuar dhe fatkeqësisht ka lënë jetimë dy fëmijë të vegjël.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Të fundit