Flash News
Përfshihet ne flakë një apartament te ‘Zogu i zi’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Vrau 5 persona në redaksinë e gazetës, kush është autori 38-vjeçar
5 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi në redaksinë e gazetës “Capital Gazette”, në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ditën e djeshme një person i armatosur hyri në zyrat e redaksisë së gazetës dhe qëlloi të gjithë me radhë, ndërsa shumë prej të pranishmëve u fshehën poshtë tavolinave të punës, deri në momentin që u ndalën të shtënat.
Policia arriti të arrestojë agresorin dhe po e merr në pyetje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë atë, të sulmojë me armë redaksinë e “Capital Gazette”.
Autori është identifikuar si Jarrod Ramos, 38 vjeç, i cili më herët kishte paditur gazetën për shpifje në vitin 2012. Ndonëse Jarrod e kishte hedhur në gjyq gazetën, ai kishte humbur betejën ligjore, por siç duket kishte vendosur mos ta linte me kaq. Ai hyri në redaksinë e gazetës me një armë gjahu dhe nisi të qëllojë gazetarët.
Ramos ndodhet në paraburgim, ndërsa në shtëpinë e tij vijojnë hetimet.