Flash News

KRYESORE

Vrau Arielën, flasin mjekët: Si është gjendja e Aldisonit

23 vjeçari Aldison Belulaj i cili vrau 21-vjeçaren Ariela Murati,  dhe më pas qëlloi veten, mësohet se është në koma të pakthyeshme dhe mbahet në jetë me aparatura.

“Kemi të bëjmë me një koma të pakthyeshme dhe mbahet në jetë vetëm me aparatura. Truri ka dëmtime shumë të rënda dhe ënjtje. Në të tilla raste mjekësia ngre duart dhe nuk mund të bëhet asgjë, por thjesht duhet të qëndrohet në pritje”- shprehen mjekët e spitalit për Bakkanweb.

Të pyetur nësë ekziston mundësia që të përmirësohet apo transportohet jashtë Shqipërisë, mjekët janë shprehur se për momentin nuk është nevoja pasi gjendja e tij është më e rënduar.

Të fundit