Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Vrau babë e bir në Elbasan në 2012-ën, ekstradohet i riu shqiptar pas arrestimit në Itali
Ekstradohet nga Italia 28-vjeçari nga Elbasani, Etien Cani i kërkuar për vrasjen e babë e bir në vitin 2012.
Specialistët e Interpol Tirana bënë ekstradimin nga Milano, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim" dhe “Armëmbajtja pa leje”.
I riu është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit G. B. dhe N. B.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.