Flash News

KRYESORE

Vrau bashkëshorten dhe kunatën, Lala: Çfarë i kërkoi policisë autori

Vrau bashkëshorten dhe kunatën, Lala: Çfarë i kërkoi

Për  ngjarjen në Ballsh ku  Gazmend Musta vrau bashkëshorten dhe kunatën, ka dhënë detaje gazetarja Klodiana Lala.

Lala tha sonte në Opninion se autori i krimit, Gazmend Musta mund ta ketë parapërgatitur vrasjen e bashkëshortes e kunatës. Ajo tha se pasi ka kryer krimin, autori ka telefonuar të atin dhe më pas ka shkuar në postën e policisë, ku ka kërkuar që familja e gruas të mos mbajë fëmijët.

"I kërkoi policisë që familja e gruas të mos marrë fëmijët”, tha Lala në studion e Opinion.

Kujtojmë që Gazmend Musta qëlloi disa here me thikë dy viktimat e tij, kunatën Merisa Caushaj 18 vjeçe dhe bashkëshorten Gentiana Caushaj 31 vjeç.

Të fundit