Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Vrau burrin në mes të tregut, flet vëllai i Violeta Donajt: Rrihej sistematikisht nga burri
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e djeshme, ku gruaja zbrazi 4 plumba pistolete mbi trupin e të shoqit në tregun e Milotit.
37-vjeçarja Violeta Donaj qëlloi për vdekje burrin e saj, Kujtim Donaj 42 vjeç, në dyqanin e rrobave të përdorura ku ata punonin si çdo ditë.
Ndërkohë, vëllai i Violetës ka treguar se motra e tij dhunohej vazhdimisht nga i shoqi dhe se kishin probleme të vazhdueshme për çështjet ekonomike familjare.
‘’Motra ime është rrahur sistematikisht. Motra ime ka shku në shtëpinë e saj bashkë me kunatën për të marrë rrobat e saj dhe për tu larguar nga banesa dhe për tu ndarë nga bashkëshorti, nuk ishim në dijeni se ka pasur pistoletë me vete”, është shprehur vëllai i autores, shkruan faxweb.al. Madje, familjarët shtojnë më tej se Violeta ka pasur shenja dhune në trup.
Pas një konflikti të tyre, për shkak se burri kishte kërkuar para për të luajtur bixhoz, gruaja kishte nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi për vdekje atë. Çifti ishte prindër i dy fëmijëve 7 dhe 10 vjeç.