Flash News

KRYESORE

Vrau dy vëllezërit, Amerika dëbon shqiptarin, ndalohet dhe në Itali

Vrau dy vëllezërit, Amerika dëbon shqiptarin, ndalohet dhe

Autoritetet amerikane kthyen të martën një shqiptar, i dënuar në Shqipëri për vrasjen e dy vëllezërve. 41-vjeçari Lul Lucaj u shoqërua nga oficerët e deportimit në aeroport, për t’u kthyer në vendin e tij të origjinës me avion.

Kur kaloi tranzit në Romë, Lucaj u ndalua nga autoritetet italiane. Kjo pasi këta të fundit përcaktuan se Lucaj kërkohej gjithashtu në Itali, për vepra kriminale.

“Lucaj erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një i dënuar për vrasje, në përpjekje për t’i shpëtuar krimeve që kishte kryer”, tha Thomas Decker, një zyrtar i Zyrës së Emigracionit në New York.

Sipas Interpol Red Notice, në Gusht të vitit 2000, Lucaj u përfshi në një konflikt me dy vëllezër në Romë, ngjarje e cila çoi në vdekjen e njërit prej tyre.

Më pas, me ndihmën e disa miqve të tij, Lucaj vrau edhe vëllain tjetër. Ai u arrestua në Shqipëri. Qeveria italiane dhe ajo shqiptare, ranë dakord që Lucaj të gjykohej nga një gjykatë shqiptare.  Pasi u kap nga autoritetet italiane një it më parë, Lucaj do të vuajë dënimin në Shqipëri.

 

Të fundit