Flash News

KRYESORE

Vrau gruan me çekiç në kokë, policia e Shkodrës jep detajet

Vrau gruan me çekiç në kokë, policia e Shkodrës jep

Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë, e ndodhur mesnatën e mbrëmshme në lagjen “Qemal Stafa”.

Burri qëlloi për vdekje gruan me çekiç në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Policia në njoftim zyrtar sqaron se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Nga Specialistët  për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit: Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën”, sqaron policia.

 

 

Të fundit