Flash News

KRYESORE

Vrau gruan me mjete të forta, arrestohet vlonjati 9 vjet pas krimit

Vrau gruan me mjete të forta, arrestohet vlonjati 9 vjet pas krimit

Një person është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi 9 vjet më parë akuzohet se ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij.

Në pranga ra Maksim Hodaj, pasi akuzohet se më datë 4 qershor 2009 në fshatin Armen në Vlorë ka vrarë gruan e tij.

Për këtë krim, Hodaj është dënuar me 18 vjet burg.

Njoftimi i policisë:

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për Vrasje, i dënuar me 18 vite burgim.

Strukturat Policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet Policore të Komisariatit Vlorë në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien para drejtësisë autorët e veprave penale, kryesisht shtetasit e shpallur në kërkim për krime të rënda, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:

M. H, 46 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë

Këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të Vrasjes, të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Shtetasi do të kryej pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg. Ngjarje e ndodhur më datë 04.06.2009, në fshatin Armen ku ky shtetas ka vrarë bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme.

Të fundit