Flash News

KRYESORE

Vrau ish-bashkëshorten, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin

Vrau ish-bashkëshorten, Prokuroria kërkon burgim të

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për shtetasin Fadil Kasemi, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Fildez Hafizi. Pretenca e prokurorëve i është paraqitur këtë mëngjes gjykatëseve te ‘Krimet e Rënda’.

Kasemi vrau, më 31 gusht të 2017-ës, nënën e dy fëmijëve të tij për shkak se ajo refuzonte të rikthehej me të. Autori i dyshuar ka deklaruar se kishte paguar për shkollimin e Hafizit, e cila ishte me profesion gjykatëse, si dhe kishte paguar për banesën e prindërve të saj.

Fadil Kasemi kishte tentuar edhe më parë të ekzekutonte Fildez Hafizin, ndërkohë që autoritetet nuk morën asnjë masë për të parandaluar tragjedinë.

Të fundit