Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Vrau ish-gruan gjyqtare, Krimet e Rënda dënojnë Fadil Kasemin me burg të përjetshëm
Fadil Kasemi, i cili dy vjet më parë qëlloi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizin ka marrë dënimin përfundimtar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Gjykata ka zbatuar kërkesën e Prokurorisë, duke e dënuar atë me burg të përjetshëm.
Kasemi vrau, më 31 gusht të 2017-ës, nënën e dy fëmijëve të tij për shkak se ajo refuzonte të rikthehej me të. Autori i dyshuar ka deklaruar se kishte paguar për shkollimin e Hafizit, e cila ishte me profesion gjykatëse, si dhe kishte paguar për banesën e prindërve të saj.
Fadil Kasemi kishte tentuar edhe më parë të ekzekutonte Fildez Hafizin, ndërkohë që autoritetet nuk morën asnjë masë për të parandaluar tragjedinë.