Flash News

KRYESORE

Vrau krushkun pas sherrit me nusen, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Borsh

Vrau krushkun pas sherrit me nusen, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë në Borsh ku pas një grindje mes dy fqinjëve dhe krushq me njëri-­tjetrin ka përfunduar me një të vrarë.

I vdekur ka mbetur Hetem Brahimaj, 79 vjeç dhe autori Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, u arrestua pak pas ngjarjes. Mësohet se Brahimaj dhe Xhuveli kanë pasur një debat të ashpër mes tyre, ndërsa pas grindjes 57­ vjeçari ka marrë një armë gjahu në banesën e tij dhe, pasi ka shkuar në shtëpinë e krushkut të tij, e ka qëlluar atë për vdekje. Nga Policia bëhet e ditur se i moshuari ka marrë dy plagë në kokë dhe trup, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autori i vrasjes u prangos pak pas ngjarjes dhe u dërgua në Komisariatin e Himarës, ku gjatë dëshmisë ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë 79-­vjeçarin.

Mbesa e autorit është e martuar me djalin e viktimës dhe dyshohet se pas ankesës së mundshme të nuses për sherret e vijueshme me vjehrrin, ka shkuar daja i saj për t’u sqaruar dhe kërkuar llogari, por më pas situata ka dalë jashtë kontrollit duke precipituar në vrasje.

Sipas ‘Panorama’ një pistë tjetër në të cilën po heton policia, është ajo e konfliktit të pronësisë. Kjo pasi ngritja e një kasolle bagëtish nga ana e viktimës afër tokës së autorit ka sjellë grindje mes tyre.

Nga hetimet paraprake mësohet se në orët e para të mëngjesit dy fqinjët kanë nisur të debatojnë me njëri­tjetrin, debat i cili përfundoi deri në përplasje fizike.

 

Të fundit