Flash News

KRYESORE

Vrau me sëpatë të atin, Gjykata vendos për 35-vjeçarin

Vrau me sëpatë të atin, Gjykata vendos për

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë për Arjan Shahajn, i cili vrau me sëpatë babain e tij 77-vjeçar. Arrest me burg është masa e vendosur për Shahon.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 shtator, në fshatin Shalës të Memaliajt. Arjan Shahaj ishte me të atin jashtë shtëpisë duke prerë dushk për bagëtitë, kur mes tyre ka nisur një debat, që paraprakisht dyshohet të ketë të bëjë me faktin që 77-vjeçari Iljaz Shahaj i kërkonte llogari të birit për shkak se ky i fundit kishte një lidhje me një vajzë. Pas debatit autori Arjan Shahaj ka rrëmbyer sëpatën dhe ka qëlluar në kokë babanë e tij duke e lënë të vdekur në vend.

Të fundit