Flash News

KRYESORE

Vrau nipin në Fushë Krujë, arrestohet 50-vjeçari

Vrau nipin në Fushë Krujë, arrestohet 50-vjeçari

Vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë Krujë, ku mbeti i vrarë shtetasi Julian Halili, 41-vjeç, policia bëri të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes. Ai është shtetasi Shkëlqim Halili, 50 vjeç, xhaxhai i viktimës.

Ngjarja ndodhi në orën 18:30 në Fushë Krujë, teksa 50-vjeçari qëlloi me armë zjarri nipin e tij, në rrethana ende të paqarta, thotë policia.

Dyshohet se autori i vrasjes ishte i armatosur me armë zjarri kallashnikovë dhe pistoletë. Policia ka thotë se po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Të fundit