Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Vrau nusen e djalit me levë në kokë, 75-vjeçari: Nuk më shërbente siç duhet
Vetëm një ditë më parë krimi në familje trondit fshatin Zhejë të Kurbinit. Vjehrri qëlloi me mjete të fota nusen e djalit duke i shkaktuar asaj vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurrës rreth orës 05:00 në oborrin e banesës nga ku autori Ndoc Tota 75 vjeç qëlloi për vdekje Vera Totën 41 vjeç. Sipas 'Panorama’ mes nuses dhe vjehrrit ka patur fillimisht debat për arsye të paqarta dhe më pas 75-vjeçari ka marrë një levë hekuri dhe ka goditur në kokë nusen e djalit e cila gjeti vdekjen e menjëhershme. Mësohet se në ato moment vjehrra dhe 2 fëmijët kanë qenë në gjumë, ndërsa bashkëshorti i viktimës, Arben Tota po kthehej nga puna pasi punonte turn i tretë si efektiv policie private. Menjëherë i tmerruar ka njoftuar policinë pa ditur se autori ishte babi i tij. Autori ishte larguar nga banesa dhe është kapur nga policia pa bërë rezistencë rreth 2 orë pas ngjarjes. Ai a pranuar krimin dhe ka thënë se ndodhi në gjaknxehtësi e sipër teksa ka shtuar se nusja shfaqte mospërfillje dhe nuk i shërbente siç duhej.