Flash News

KRYESORE

Vrau prindërit, dy vëllezërit e motrën, burg përjetësisht për 19 vjeçarin

Vrau prindërit, dy vëllezërit e motrën, burg

Një 19 vjeçar nga Oklahoma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka mbytur para tri vjetësh, duke therrur me thikë, prindërit e tij, dy vëllezër dhe motrën është dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan Fox.

Michael Bever ishte 16 vjeç kur bashkë me vëllanë e tij më të madh Robert Bever, vranë nënën e tyre, babanë, dy vëllezërit më të vegjël dhe motrën pesëvjeçare.

Ndërsa dy motrat tjera të tyre i kishin shpëtuar sulmit.

Robert Bever, që ishte18-vjeçar kur i kishin kryer vrasjet, ishte shpallur i fajshëm dhe dënuar me burgim të përjetshëm gjithashtu, pa mundësi të ankesës.

Michael nuk ishte dënuar deri tani pasi mbrojtja kishte argumentuar se ai ishte i mitur dhe se ishte shtyrë nga vëllai i tij i madh për të kryer vrasjet, ndërsa edhe vet Robert kishte pranuar që të merrte fajin për të gjitha vrasjet.

Por, gjykata në fund vendosi që Michael të dënohet maksimalisht si vëllai.

Linku origjinal këtu

Të fundit