Flash News

KRYESORE

Vrau me sëpatë vajzën e bashkëshortes, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Suedi

Vrau me sëpatë vajzën e bashkëshortes, dënohet me

Shqiptari i cili vrau me sëpatë vajzën e bashkëshortes së tij një vit më parë, është dënuar nga Gjykata e Apelit në Suedi me burgim të përjetshëm.

Shqiptari Durim Lumi, 36 vjeç goditi disa herë me sëpatë 21 vjeçaren e cila ndërroi jetë pak ditë më pas në spital.

Në nëntor, gjykata e dënoi atë me 18 vjet burg, ndërsa tani Gjykata e Apelit në Suedinë Perëndimore e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm.

36 vjeçari u arrestua menjëherë pas krimit, ndërkohë që familjarët e së resë deklarojnë se mes tyre kishte konflikte.

 

Të fundit