Flash News

KRYESORE

Vrau të miturën në Britani, mbahet seanca dëgjimore për 30-vjeçaren shqiptare

Vrau të miturën në Britani, mbahet seanca dëgjimore për

Eltiona Skana, 30-vjeçarja me origjinë shqiptare e akuzuar për vrasjen e Emily Jones, 7-vjeçares britanike, doli sot para Gjykatës së Manchester për seancën dëgjimore.

Sipas Daily Mail, e mitura po  luante  me skuterin e saj gjatë një dite në park, kur u godit me thikë në qafë nga 30-vjeçarja, ndërsa vajza kalonte pranë saj.

Shërbimet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes në Queen's Park në Bolton rreth orës 2.35 pasdite më 22 Mars.  Emily u dërgua me urgjencë në Spitalin Mbretëror Salford, por u shpall e vdekur tragjikisht në 3.56 pasdite,  pavarësisht përpjekjeve të mjekëve që luftuan për të shpëtuar jetën e saj.

Prindërit e Emily thanë me zemër të thyer  se ajo ishte drita e jetës së tyre.

“Emily ishte shtatë vjeç, fëmija ynë i vetëm dhe drita e jetës sonë.  Ajo ishte gjithnjë plot gëzim, dashuri dhe të qeshur”.

Skana, ka dalë para gjykatës për një seancë dëgjimore ku i pranishëm ishte edhe i ati i viktimës.

Seancë dëgjimore e rradhës u caktua më 6 nëntor.

Të fundit