Flash News

KRYESORE

Vrau vëllezërit, ekstradohet nga Londra i dënuari me 22-vite burg

Vrau vëllezërit, ekstradohet nga Londra i dënuari me 22-vite burg

Ditën e sotme Interpol Tirana ka ekstraduar nga Londra shtetasin shqiptar Martin Kaza, 46 vjeç lindur në Lezhë, të dënuar me 22 vite burg për veprat penale  ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim" si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal

Shtetasi Martin KAZA ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Kurbin, e ka dënuar me 22 vite burg,  për veprat penale,  ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim" si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Kujtojmë që në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit , vëllezërit D.GJ dhe A.GJ, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1995 në Mirditë.

Të fundit