Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
"Vrima e vrimës të miut do t'iu duket e madhe", Meta kërcënon me shpërndarjen e parlamentit: Po deshën le ta provojnë
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ngritur tonet lidhur me ligjin organik për Presidentin që Kuvendi do të trajtojë së shpejti në Komisionin e Ligjeve dhe do t’i kufizojë disa nga kompetencat.
Kreu i shtetit tha nga Presidenca se di vetëm Kushtetutën dhe jo ato që bën mazhoranca. Meta kërcënoi mazhorancën se le ta provojë atë gjë dhe mos dijë ku të futet, duke thënë se le të vijnë në Presidencë e ta provojnë se kush e shkarkon njëri-tjetrin, duke paralajmëruar shpërndarjen e Parlamentit.
“Se çfarë bën mazhoranca, është zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm Kushtetutën. Dhe i përshtatet dhe do i përshtatet çdo situatë në mbrojtje të Kushtetutës. Thelbi i saj është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. ASnjë i sëmurë mendor, apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se Presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet, dhe dekurajohet të përmbushë misionin historik. Nëse këtij parlamenti nuk i mjaftojnë gjithë ato rekorde negative në këto 30 vite. Do të mbetet si Palament i 1 prillit, në rast se nuk reflekton në ditët në vijim dhe reflektimi i parë është respeltimi pik për pikë marrëveshjen e 5 qershorit. Mir keq ju e keni Presidentin, edhe sikur të kishin mbaruar të gjithë burrat në Shqipëri jam i sigurt që gratë e Shqipërisë do t’iu kalonin grave të Bjellorusisë, se kur ngihen edhe gratë e Bjellorusisë në një regjim diktatorial që se kanë provuar kurrë demokracinë edhe shpërthejnë, gratë dhe nënat shqiptare atyre që duan t’i bëjnë të zezën fundit të Shqipërisë do t’u bëjnë atë që t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës të miut. Mos u shqetësoni. Presidenti është këtu, është në krye të detyrës, nuk flejmë gjumë deri në 25 prill. Unë shpresoj që të gjithë ta kuptojnë që të reflektojnë që këto zgjedhje janë një domosdoshmëri. Presidenti nuk i thotë askush që të mos bëjë eksperimente kur është kokfortë, por i paralajmëron të gjithë që të mos cënojnë fatin e popullit shqiptar, sepse e them edhe një herë që vrima e vrimës së miut do t’iu duket shumë e madhe.
Mazhoranca e ka provuar me presidentin, 3 me 0 sa herë ka vajtur në Venecia, pavarësisht nga lobimi që ka bërë, pavarësisht nga miliardat që kanë shpenzuar lart e poshtë, e nga gjithçka tjetër e ka provuar. Unë jam presidenti i popullit të 2 marsit as i opozitës as i LSI-së, edhe populli i 2 marsit është aty, është shtuar edhe prap kërkon shpërndarjen. Unë them që këtë punë ta zgjidhim më 25 prill në mënyrë të qetë. Nëse duan të shpërndahen para 25 prillit dhe të mos dinë ku të futen. Le ta provojnë, është çështje e tyre, unë këtu jam, kur të duan këtu më kanë. Duan të më shkarkojnë le të më shkarkojnë të vijnë këtu e të shohim kush do ta shkakroj njëri-tjetrin. Kush i pengoi këta të më shkarkonin mua? Presidenti ka respektuar dhe do të respektojë Kushtetutën, jo grushtin e shtetit, nuk trembet më njeri në këtë vend, tremben vetëm të tremburit. Kë duan të shkakrojnë ata? Le ta provojnë e të shohim kush e shkarkon njëri-tjetrin,”, tha Meta