Flash News

KRYESORE

Vriten dy persona në Suharekë, dyshohet për konflikte familjare

Vriten dy persona në Suharekë, dyshohet për konflikte familjare

Mediat raportojnë se në qytetin e Suharekës në Kosovë janë shënuar dy vrasje brenda pak orësh.

Në orët e para të kësaj të diele, një 30-vjeçar mbeti i vrarë brenda ambienteve të një lokali bastesh, ndërsa vrasja e dytë është shënuar në fshatin Studençan.

Dyshohet se vrasjet kanë ndodhur për konflikte familjare. Rastet u konfirmuan nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Mund të konfirmoj se kanë ndodhur dy vrasje. Për këto dy vrasje që kanë ndodhur sot në Suharekë do të mbahet një konferencë e Policisë në Prishtinë”, u shpreh Gashi.

Të fundit