Flash News

KRYESORE

Vriten katër oficerë policie në Pakistan

Vriten katër oficerë policie në Pakistan

Katër oficerë policie janë vrarë prej talebanëve në Pakistanin veri-perëndimor.

Policët kanë qenë duke patrulluar, kur atyre iu është zënë pritë prej militantëve të talebanëve e se këta të fundit kanë gjuajtur me breshëri automatike.

Mohammad Iqbal, zyrtar i lartë i policisë, i tha Reuters se: “Zyrtarët po patrullonin zonën kur gjashtë deri në shtatë vetë po prisnin për të hapur zjarr në automjetin e tyre”.

Ikbali tha se katër policë u vranë dhe tre persona të tjerë u plagosën. Ndër të plagosurit është një oficer i lartë i policisë që thuhet se është në gjendje kritike.

Të fundit