Flash News

KRYESORE

Vritet 23-vjeçari shqiptar në Brooklyn, kushëriri thirrje qytetarëve

Të premten e kaluar një 23-vjeçar, emigrant shqiptar u gjet i vrarë në rrugë në Brooklyn, SHBA.

Është kushëriri i tij Rifat Sokoli i cili nëpërmjet një postimi në Facebook lajmëron se viktima është kushëriri i tij Grei Frashëri.

Ai e përshkruan Grein si një djalë pozitiv, të buzëqeshur, që mbështet shumë miqtë dhe tejet të kujdesshëm, shkruan Politiko.al.

Referuar njoftimit të policisë, mediat e huaja shkruajnë se Grei Frasheri u vra të premten mbrëma në Rrugën e 93-të,  mes rrugëve 3 dhe 4 në Bay Ridge.

Deri më tani nuk është mësuar akoma kush është autori i ngjarjes, ndërsa kushëriri i tij Rifat Sokoli u bën thirrje atye që mund të dinë diçka rreth ngjarjes së rëndë ta telefonojnë.

Të fundit