Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Qëllohet me plumb në kraharor 42-vjeçari nga Peshkopia, policia kontrollon celularin
Është vrarë me një plumb në kraharor një 42 vjeçar nga Peshkopia. Rreth orës 03.30 të mëngjesit të sotëm Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është telefonuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal ku bëhej me dije se është vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe ,Bashkia Dibër.
Menjëherë ka shkuar Grupi hetimor ku ka rezultuar se dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit.
Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor. Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme.
Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.