Flash News

KRYESORE

Vritet kreu i Njësisë Administrative Kotë në Selenicë, arrestohet autori

Vritet kreu i Njësisë Administrative Kotë në Selenicë,

Kreu i Njësisë Administrative i fshatit Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo, është qëlluar me armë gjahu dhe për pasojë ka humbur jetën.

Personi që ka qëlluar 63 vjeçarin dyshohet të jetë banor i zonës. Ai është identifikuar si A.D, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë dhe policia bën me dije se është arrestuar pak minuta pas kryerjes së vrasjes. Dyshohet se Hodo është vrarë pas një konflikti për pronën.

Fatmir Hodo është vendosur në krye të Njësisë Administrative në Kotë në vitin 2015. Mësohet se me parë ai ka ushtruar edhe rolin e kryetarit të Komunës Kotë.

Të fundit