Vritet me armë zjarri një person në Shkodër

FOTO ILUSTRUESE

Vritet me armë zjarri një person në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në malësinë e Dukagjinit në Shkodër.

Viktima është identifikuar si Lazër Arraj, i cili mësohet se është gjetur në mes të rrugës nga banorë të zonës të qëlluar për vdekje.

Sipas njoftimit paraprak të policië, ngjarja ndodhi rreth  orës 12:00 në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër. Viktima ishte banor i zonës.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje  dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.