Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Vritet me armë zjarri në Rrëshen pronari i një televizioni lokal
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Rrëshenin.
Nga të dhënat e para, raportohet se një person ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Kastriot Reçi, i cili njihet si ish-pronari i një televizioni lokal në Lezhë.
Mësohet se viktima ishte prej vitesh ortak i televizionit lokal “Media plus” në Lezhë.
Detajet e para nga policia
"Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Kastriot Reçi, 47 vjeç
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve".