Flash News

KRYESORE

Vritet me eksploziv lideri separatist prorus në lindje të Ukrainës

Vritet me eksploziv lideri separatist prorus në lindje të

Kreu kryesor separatist prorus në lindje të Ukrainës, Aleksandre Zakharçenko, u vra sot nga një shpërthim në një kafene në qendër të Donetskut, një prej bastioneve rebele, njoftoi agjencia për shtyp e separatistëve ukrainas DAN.

“Kreu i Republikës Popullore të Donetskut, Aleksandre Zakharçenko vdiq në një sulm terrorist”, njoftoi agjencia DAN, duke shtuar se rrethanat janë duke u hetuar.

Sipa agjencisë, një shpërthim ndodhi rreth orës 17:30 me orën lokale (14:30 GMT) në një kafene që ndodhet në qendër të Donetskut.

Vdekja e tij, shkarkimi në nëntor 2017 i Igor Plotnitski, presidenti i republikës së vetëshpallur të Luganskut, fqinje me Donetskun, dhe vrasja e shumë krerëve të tjerë të luftës, shënon fundin e krerëve historik të territoreve separatiste, që erdhën në pushtet gjatë konfliktit me ushtrinë ukrainase ku kanë vdekur më shumë se 10 000 persona që prej fillimit të konfliktit në vitin 2014.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar për ngjarjen dhe ka bërë përgjegjëse Ukrainën.

“U bëjmë thirrje autoriteteve në Kiev të heqin dorë nga zgjedhja e metodave terroriste për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Ukrainës. Shpresojmë se politikanë të përgjegjshëm ukrainas do të gjejnë forcë për të penguar partinë e luftës dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfrontimit në Donbas”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Të fundit