Flash News

KRYESORE

Vritet me sende të forta 35-vjeçari në Gjirokastër, arrestohet disa orë pas krimit autori

Vritet me sende të forta 35-vjeçari në Gjirokastër,

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 15.07.2020, në lagjen "Zinxhira", ku humbi jetën 35-vjeçari Gjergji Ajmasi.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen "Zinxhira", Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mes dy personave humbi jetën 35 vjeçari Ajmasi, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i Paris Xhihani, 23 vjeç, banues në lagjen "Zinxhira", për veprën penale "Vrasja me dashje", pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta 35 vjecarin duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në lagjen "Zinxhira" , për veprën penale "Moskallëzim krimi", pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur krimi dhe nuk e kanë kallëzuar atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit