Flash News

KRYESORE

Vritet me thikë 23-vjeçari në Fier, më pas hidhet në kanal

Vritet me thikë 23-vjeçari në Fier, më pas hidhet në

Është gjendur i pajetë në një kanal një i ri në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” në Fier.

Sipas të dhënave të para nga policia dyshohet se F.S, 23 vjeç është goditur me thikë sot rreth orës 07.00 të mëngjesit gjatë një konflikti dhe më pas është hedhur në anë të rrugës.

“Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shenja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Të fundit