Flash News

KRYESORE

Vritet me thikë një 23-vjeçar në Elbasan; viktima mik i Emiljano Ramazanit, i ekzekutuar më 20 korrik

Vritet me thikë një 23-vjeçar në Elbasan; viktima mik i

Një 23-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Elbasan. Shtetasi Regis Runaj ndërroi jetë rrugës për në spital pas disa goditjeve me thikë pas shpine. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” rreth orës 22:10, ndërsa i riu raportohet të jetë dërguar në spital me vonesë.

Burime bëjnë me dije se viktima ishte mik i Emiljano Ramazanit, i cili u ekzekutua në 20 korrik.

Runaj njihet si njeriu më i besuar i Emiljano Ramazanit, dhe një emër jo i panjohur për policinë, pasi ka qenë i skeduar nga këta të fundit si shpërndarës droge.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur shtetasi R.R., 23 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të fundit