Flash News

KRYESORE

Vritet me thikë një 77-vjeçar në Skrapar

Vritet me thikë një 77-vjeçar në Skrapar

Një 77- vjeçar është vrarë me thikë pasditen e sotme në fshatin Jaupas, në Skrapar.

Në njoftimin zyrtar, policia njofton se autori me inicialet H. Ç 37 vjeç ishte komshi me viktimën. Po ashtu policia sqaron se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit