Flash News

KRYESORE

Vritet në burgun e sigurisë së lartë në SHBA gangsteri i Bostonit

Vritet në burgun e sigurisë së lartë në SHBA gangsteri

Xhejms Balger i njohur si gangsteri famëkeq i Bostonit në vitet ‘80-të është vrarë në një burg të sigurisë së lartë të Shteteve të Bashkuara, ku po vuante dënimin për një seri krimesh të rënda.

Bosi 89-vjeçar është gjetur i pajetë në qelinë e tij me plagë të shkaktuar nga mjete prerëse.

Ai është dënuar nga gjykata për 11 vrasje, u arrestua në 2011-n në Kaliforni pas një arratisje 16-vjeçare.

FBI e rëndiste emrin e tij në listën e 10 personave më të kërkuar nga përkrah Osama Bin Laden dhe baronëve më famëkeq të drogës.

Veç vrasjeve, narkotikëve dhe gjobëvënieve, Balger akuzohej edhe për furnizim me armë të Ushtrisë Republikane Irlandeze, IRA.

Bëmat e liderit të bandës “Kodra e Dimrit”, që vepronte në jug të Bostonit, frymëzuan regjisorë të shumtë për të realizuar filma mbi jetën e tij të errët. Deri më tani nuk janë dhënë detaje rreth vrasjes së tij.

 

Të fundit