Flash News

KRYESORE

Vritet në festën familjare këngëtarja. Ishte 8-muajshe shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ku këngëtarja 28-vjeçare Samira Sindhu, në muajin e 8-të të shtatzënisë, pasi është qëlluar për vdekje në një ceremoni familjare në Pakistan. Ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme  dhe mësohet se një burrë i ka qëlluar pasi Samira nuk ishte ngritur në këmbë gjatë këndimit.

I akuzuari ka thënë se e kishte qëlluar gabimisht duke shtënë në ajër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin ‘Kanga’ të qytetit Larkana, afër provincës Sindh.

Bashkëshorti i këngëtares, ka thënë si asaj i është afruar një burrë, gjatë kohës që këndonte, duke thënë për policinë se ai e kërcënuar që të ngrihej në këmbë ndërsa këndonte.

Të fundit