Flash News

KRYESORE

Vritet në Siri, pjesëtari i ISIS-it nga Mitrovica

Vritet në Siri, pjesëtari i ISIS-it nga Mitrovica

Edhe një tjetër kosovar, luftëtar i ISIS’it është vrarë në Siri.

D.S nga Mitrovica është vrarë këto ditë në Siri. Kosovari mbeti i vrarë gjatë luftimeve të fundit në Mosul, raporton Gazeta Express.

I riu nga Mitrovica nuk ishte kosovari i vetëm që ka marr pjesë në këtë përleshje mes grupeve terroriste në Mosul. Dyshohet se edhe shtetas tjerë nga Kosova kanë qenë të përfshirë në luftime, në përkrahje të ISIS’it. Por, ende nuk ka informacione për fatin e tyre.

Familja e të ndjerit tashmë ka hapur të dyerte mortit  në vendin e tij të lindjes, në Mitrovicë.

Ndryshe, numri i kosovarëve të vrarë në luftime në Siri e Irak ka kaluar mbi 50 sosh. Derisa, sipas autoriteteve të sigurisë në Kosovë, numri i pjesëmarrësve në ISIS nga vendi ynë e kalon mbi 300 pjesëtarë kosovarë.

Të fundit