Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Komandanti i lartë i sigurisë afgane, gjenerali Abdul Raziq është qëlluar për vdekje nga një truproje.
Militantët talibanë pohuan sulmin pas një takimi të nivelit të lartë brenda kompleksit të guvernatorit, duke thënë se ata kishin shënjestruar gjeneralin Raziq dhe komandantin e lartë të SHBA-së, gjeneralin Scott Miller.
Sulmi vjen dy ditë para zgjedhjeve të së shtunës. Zyrtarët afganë dhe ndërkombëtarë të sigurisë thanë se Gjenerali Raziq u qëllua në shpinë pasi u largua nga takimi dhe shkoi drejt një zone ku helikopteri po e çonte grupin e SHBA në Kabul.
"Zyrtarët provincialë përfshirë guvernatorin, shefin e policisë dhe zyrtarët e tjerë po shoqëronin të ftuarit e huaj në aeroplan kur u qëlluan", tha Jan Khakrezëal, kreu i këshillit provincial të Kandaharit.
Po ashtu njoftohet se dhe komandanti i ushtrisë lokale ka mbetur i vdekur. Ndërsa raportohet se gjenerali Miller po mbahet në jetë me aparatura.