Flash News

KRYESORE

Vritet shqiptari në Siri, familja hap dyert e mortit

Vritet shqiptari në Siri, familja hap dyert e mortit

Një tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë në Siri. Shqiptari është nga Gjakova dhe mediat kosovare raportojnë se është njoftuar familja për vdekjen dhe kanë hapur kështu dyert e mortit.

Sakaq, ende nuk janë për të ditura rrethanat e vdekjes së  të riut nga Gjakova. Nuk është e qartë se kur është larguar drejt Sirisë dhe nëse ka qenë pjesë e ndonjë organizate ekstremiste që po lufton atje.

Ndërkohë, kujtojmë se dhjetëra të rinj nga Kosova janë vrarë në Siri.  

Vitin e kaluar, ish-ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, raportoi para Komisionit për Siguri, duke thënë se sipas informacioneve që posedonte Ministria, në Siri e Irak janë vrarë 57 qytetarë të Kosovës.

Sipas ish-ministrit, në këto dy vende ishin ende 70 shqiptarë nga Kosova, luftëtarë aktivë si dhe 38 gra e 27 fëmijë.

 

Të fundit