Flash News

KRYESORE

Vuante në çdo ndeshje, dieta që shpëtoi Lionel Messin

Vuante në çdo ndeshje, dieta që shpëtoi Lionel Messin

Futbollisti Lionel Messi i dha fund problemit me të vjellat gjatë ndeshjes, që e mundonin prej vitesh,  falë një ndryshimi në dietën e tij. Alarmi u dha kur Messi u pa duke vjellë në një cep të fushës në ndeshjen miqësore qe Argjentina luante në Bukuresht me Rumaninë në vitin 2014, pas së cilës argjentinasi pranoi se në çdo ndjeshje i ndodhte diçka e tillë. 

Messi kishte shfaqur të njëjtin problem edhe një vit më parë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Bolivisë, por në atë kohë e justifikuan për shkak te lartësisë, pasi ndeshja u luajt në La Paz.

Në vitin 2015 Messi u kurua nga mjeku italian Giuliano Poser, por argjentinasi beson se ndryshimi ka ardhur nga ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit. ‘Nuk e di çfarë mënyre te keqe të ushqyeri kam patur gjatë gjithë këtyre viteve. Kur kam qenë 22, 23 vjeç mendoj se haja shumë çokollata, biskotë, pije të gazuara. Por tani ha më shumë peshk, mish, perime dhe sallata. Gjithçka është e organizuar dhe me një kujdes të madh. Ndryshimi është shumë i madh’, pohoi Messi.

Të fundit