Flash News

KRYESORE

Vuante nga kanceri, babai shoqëron të bijën në altar para se të vdiste

Martesa e fëmijës është një nga momentet më emocionues e për prindërit. Dhe një moment i tillë jep më shumë dhimbje kur babai është në prag të vdekjes.

Pedro Villarin, 65 vjeç, i kishte premtuar vajzës së tij që do të ishte prezent në ditën më të rëndësishme në jetën e saj pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore mjaft të rëndë.  Ai vuante nga kanceri në mëlçi por ai sërish e ka mbajtur premtimin.

I  shtrirë në një barelë, babai ia ka dalë ta shoqëronte të bijën në altar, duke i mbajtur dorën me gëzim, por njëkohësisht me dhimbje të madhe. Fatkeqësisht, Pedro nuk ia ka dalë dot me sëmundjen e rëndë dhe 3 ditë pas ceremonisë së dasmës ka ndërruar jetë.

Të fundit