Flash News

KRYESORE

Vuçi flet shqip në Beograd gjatë takimit me ‘Lista Serbe’: A e thashë mirë?

Vuçi flet shqip në Beograd gjatë takimit me ‘Lista

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur shqip gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd. Ai ka lexuar me një shqipe të qartë  disa dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.

“Lista e kandidatëve dhe subjekteve politike”, ka qenë fjalia që ka lexuar presidenti serb, duke pyetur më pas gazetarin Idro Seferi se ‘a e kam lexuar mirë’?

“Seferi, a i thash mirë?”, e pyet Vuçiç duke qeshur.

“A e sheh, nëse ti mundesh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj, por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviq”, ka shtuar Vuçiç me shaka.

Nuk është hera e parë që Vuçiç flet shqip, pasi ai mund të thotë më shumë se një fjali. Korrespondenti shqiptar në Beograd, Idro Seferi ka zbuluar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i flet shpesh në gjuhën shqipe.

https://twitter.com/punkreaspunkr/status/1180095424025284608?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1180095424025284608&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvideo-vucic-lexon-shqip-gjate-konferences-biseda-me-gazetarin-e-thashe-mire%2F

Të fundit