Flash News

KRYESORE

Vuçiç beson se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet kur të formohet qeveria e re

Vuçiç beson se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet kur

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç mendon se taksa 100% e vendosur për produktet serbe dhe boshnjake do të hiqet, kur të formohet qeveria e re e Kosovës. Deklarata e kreut të shtetit serb u bë në Davos të Zvicrës, ku po zhvillohet punimet Forumi Ekonomik Botëror.

"Besoj se (taksa) është e paqëndrueshme dhe se, me formimin e qeverisë në Prishtinë, një pjesë e problemit do të zgjidhet. Kushdo që e formon qeverinë... Është e qartë se pa Listën Serbe ajo nuk do të bëhet dhe heqja e taksës do të jetë një nga kërkesat kryesore të Listës Serbe", tha Vuçiç, i cili mohoi që të ketë bërë një takim me homologun tij kosovar, Hashim Thaçi.

Taksa 100% për produktet serbe dhe boshnjake u vendos në fund të vitit 2018.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje që autoritetet kosovare ta heqin, por deri më tani, kjo nuk ka ndodhur. Kjo ka sjellë një tensionim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Të fundit